Kryeqyteti i Indisë, ka raportuar mungesë akute në furnizime me oksigjen për ditë me radhë, ndërsa spitalet dhe stafi i kujdesit shëndetësor janë duke u përballur me një valë të dytë të koronavirusit.
Një mjek nga Delhi thotë se situata është “mjaft e keqe” për shkak të një numri të madh pacientësh në spital, shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
“Ekziston një fluks mjaft i madh pacienta jo vetëm nga zonat e afërta, por edhe nga shtete të tjera. Prandaj është thjesht situatë dërrmuese”, tha Dr. Abhinav Guliani i Spitalit Sir Ganga Ram në Nju Delhi.
“Është e njëjta gjendje kudo. Ka një mungesë të shtretërve mjekësorë dhe ka një mungesë të pajisjeve mjekësore – jo sepse nuk është aty me shumicë, por është për shkak se kemi një numër të madh të pacientëve.”
Dr. Guliani, shpjegoi poashtu se spitali ku punon është gati të mbarojë furnizimi me oksigjen këtë fundjavë sepse “kërkesa është më shumë se e dyfishuar”. /Gazeta Shneta/