Italia vazhdon kufizimin mbarëkombëtar për të frenuar përhapjen e Covid-19, ndërsa Gjermania ka filluar ti relakson masat anti – Covid.
Kufizimi i orarit prej orës 11:00 – 5 e mëngjesit zbatohet për të gjitha rajonet e klasifikuara si zona të verdha ose më keq në sistemin e alarmit Covid-19 të Italisë, i cili përfshin katër nivele: të bardhë, të verdhë, portokalli dhe të kuq.
Aktualisht pjesa më e madhe e vendit klasifikohet si zonë e verdhë, me përjashtimin e vetëm të Valle d’Aosta ku niveli i alarmit është zonë portokalli.
Zyrtarët theksuan se ky kufizim do të mbetet në vend vetëm për një kohë të caktuar dhe do të përfundojë gradualisht. Duke filluar nga 7 qershori, ora e ndalimit për zonat e verdha zhvendoset në mesnatë dhe pastaj eliminohet plotësisht me 21 qershor.
Ndërsa, shkalla e incidencës së rasteve me COVID në Gjermani po pëson rënie dhe vendi ka filluar të rihapet ngadalë – shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Njerëzit që jetojnë në zona me një përqindje më të ulët incidence – nën 100 raste mund të gëzojnë disa masa relaksuese të reja.
Tani, restorantet dhe pub-et lejohen ti hapin dyert e tyre, nëse pjesëmarrësit mund të tregojnë prova të një testi negativ ose janë vaksinuar plotësisht.
Hotelet dhe institucionet e fjetjes dhe mëngjesit mund të hapin dyert e tyre, përsëri me një test negativ, ndërsa të gjithë mysafirëve do t’u kërkohet të përsërisin këto teste çdo tre ditë.
Shkalla e rëndësishme për incidentet shtatë-ditore kombëtare qëndron në 83.1 / 100k banorë, sipas institutit Robert Koch të agjencisë kombëtare për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.
Deri më tani, 36.5% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë vaksine dhe 10.9% janë vaksinuar plotësisht, sipas panelit të vaksinës të Ministrisë Gjermane të Shëndetësisë. /Gazeta Shneta/