Vaksinat e koronavirusit Pfizer / BioNTech dhe Moderna duket se ofrojnë mbrojtje ndaj varianteve B.1.617 dhe B.1.618 të identifikuara për herë të parë në Indi.
Nga një studim i bazuar në fushën eksperimentale laboratorike që përfshijnë kulturat qelizore, variantet B.1.617 dhe B.1.618 duket se janë pjesërisht rezistente ndaj antitrupave të shkaktuar nga vaksinimi, sipas revistës biorxiv.org – shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
“Ekziston një arsye e mirë për të besuar se individët e vaksinuar do të qëndrojnë të mbrojtur nga variantet B.1.617 dhe B.1.618”, shkruajnë studiuesit nga Universiteti i Nju Jorkut në punimin e tyre.
Por kërkohet më shumë hulumtim për të përcaktuar se sa efektive janë vaksinat Pfizer / BioNTech dhe Moderna kundër atyre varianteve në botën reale.
Hulumtimi i ri përfshiu mostra të serumit të mbledhura nga tetë persona që u shëruan nga Covid-19, gjashtë njerëz plotësisht të vaksinuar me vaksinën Pfizer / BioNTech dhe tre persona të vaksinuar plotësisht me vaksinën Moderna.
Studiuesit analizuan në eksperimentet laboratorike sesi mostrat e serumit neutralizuan lentiviruset – një lloj retrovirusi – të pajisur me të njëjtat mutacione si variantet e koronavirusit B.1.617 dhe B.1.618. /Gazeta Shneta/