Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive Dr. Izet Sadiku, ka uruar infermierët me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë.
Sadiku me këtë rast i ka quajtur infermierët heronj, të cilët e kanë bartur barrën kryesore në luftën kundër pandemisë, shkruan Gazeta Shneta.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Infermierëve të cilët kanë bartur barrën kryesore në luftën kundër Pandemisë Covid-19.
Në fakt, infermierët si pjesë e personelit shëndetësor, luajnë rol të madh në kujdesin ndaj pacientit dhe Pandemia COVID-19 tregoi edhe njëherë rëndësinë e tyre në zinxhirin e kujdesit shëndetësor!
Infermierët janë heronj të ditëve tona!”, ka thënë Sadiku. /Gazeta Shneta/