Izraeli filloi të martën të administrojë vaksinën e koronavirusit tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.
Ndër të tjera, vendi izraelit doli kohët e fundit nga një valë e katërt COVID dhe infeksionet ditore kanë qenë relativisht të ulëta gjatë javëve të fundit.
Por, statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë, tregojnë se një pjesë e madhe e infeksioneve të reja kanë qenë në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç përbëjnë gati gjysmën e rasteve aktive. Zyrtarët shpresojnë se fushata e re e vaksinimit do të ndihmojë në uljen e shifrave dhe ndoshta të shmangë një valë të re.
Kryeministri izraelit Naftali Bennett, pritej të shoqëronte djalin e tij David, 9 vjeç, të martën për të marrë vaksinën e tij në një përpjekje për të inkurajuar prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre.
Izraeli, i cili ka një popullsi prej më shumë se 9 milionë banorësh, ka pasur më shumë se 1.3 milionë infeksione që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se 8,100 vdekje. /Gazeta Shneta/