Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSH thotë se po monitorohet situata me Covid, iu bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Lajme 23/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Kosovë po vazhdon të mbetet situatë e qetë me pandeminë Covid-19, përkundër se raste të shumta po shënohen në rajon e madje në Evropë po regjistrohen rekorde të reja

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Express se janë duke e përcjellë me kujdes situatën në shtetet tjera, e cila ka filluar të përkeqësohet.

Nga kjo ministri kanë thënë se masat rishqyrtohen në vazhdimësi në varësi të situatës epidemiologjike.

“Masat rishqyrtohen në vazhdimësi në varësi të situatës epidemiologjike. Për momentin janë në fuqi masat sipas vendimeve të muajit tetor për masat Anti-Covid-19, ndërsa situata po përcillet me mjaft kujdes, duke pasur parasysh përkeqësimin e saj në shtetet e Evropës dhe në rajon”, kanë thënë zëdhënës për informim.

Tutje nga kjo ministri kanë deklaruar se është e rëndësishme që të zbatohen masat që janë në fuqi, sidomos tani që në vend është identifikuar edhe varianti Delta Plus i COVID-19.Po ashtu, sipas MSH’së, shumë shpejt do të fillojnë edhe me dhënien e dozës së tretë të vaksinës.

“Për MSh’në është shumë me rëndësi që të zbatohen masat në fuqi, aq më tepër që tashmë janë regjistruar edhe raste të variantit Delta Plus (të SARS COV-2), ndërkohë që situata e mëtejme është shumë e ndërlidhur me procesin e vaksinimit të popullatës, për çka i bëhet thirrje asaj kategorie që ende nuk janë vaksinuar, që ta bëjnë sa me parë këtë. Shpejt do të fillojë edhe dhënia e dozës përforcuese dhe dozës së tretë, sikurse që do të fillohet me vaksinimin e fëmijëve edhe nëpër shkolla, derisa ka prindër që tashmë kanë filluar t’i vaksinojnë fëmijët në qendrat e vaksinimit dhe përmes ekipeve mobile”, kanë shtuar nga MSH.

Ndërsa, infektolog në vend kanë thënë se derisa një valë e re e COVID-19 ka filluar në rajon, do të jetë mrekulli nëse në Kosovë nuk rriten rastet e infektuara me virus.

Infektologu Hamdi Ramadani ka thënë se numri i të infektuarve me COVID-19 në rajon është i madh. Andaj aj është shprehur që do të ishte një mrekulli që në Kosovë të mos regjistrohen raste të infektuara me këtë virus.

“Të dhënat janë shqetësuese. Situata në nivel evropian është shqetësuese. Duke u përballur me koronavirusin është edhe Serbia, Kroacia, Greqia e Sllovenia. Ka plotë të sëmurë edhe në Mal të Zi e Rumani. Virusi nuk do ta përjashtoj edhe Kosovën. Mjeti kryesor i mbrojtjes është vaksinimi”, ka theksuar ai.

Ndërsa, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë për Express se ka mbi një muaj që nuk është thirr asnjë takim nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me rishqyrtimin e masave.Ai është shprehur se nëse numri i rasteve të infektuara me COVID vazhdon të jetë i ulët në vend do të kërkojnë lirim të masave, ndërsa nëse ndodh e kundërta, ata do t’i rishqyrtojnë ato.

Artikulli paraprakPacientët me COVID në njësinë intensive janë pothuajse të gjithë të pavaksinuar, thotë shkencëtari i Oksfordit
Artikulli i rradhës Izraeli ka filluar administrimin e vaksinës kundër COVID për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.