Menyja juaj duhet të përmbajë ushqime të shëndetshme kur të mbeteni shtatëzënë.
Hani ushqime të pasura me fibra: perime, fruta, fasule, drithëra, oriz ngjyrë kafe dhe bollgur. Meze të lehta duhet të jenë të shëndetshme si: kosi dhe frutat, transmeton Gazeta Shneta.
Hani shumë peshk, por shmangni ato që përmbajnë shumë merkurë. Mundësitë më të mira janë salmoni dhe karkalecat. Qëndroni larg mishit të papjekur ose të pjekur pjesërisht ose peshkut dhe ushqimeve të tjera që mund të përmbajnë baktere.
Shmangni kafeinën dhe lëngjet që kanë ngjyra artificiale. Shtoni 300-500 kalori në ditë derisa jeni shtatzënë.
Pini të paktën 10 gota ujë në ditë, dhe mbani një shishe me ujë kudo që të shkoni. Kjo do të ndihmojë për të parandaluar të përzierat dhe për të mbajtur sasinë e lëngjeve amniotike në një nivel të shëndetshëm. Por mos pini asgjë para se të shkoni në shtrat, sepse kjo do t’ju bëjë të zgjoheni disa herë gjatë natës për të shkuar në banjo./Gazeta Shneta/