Të pasurit ekstra mish në trupin tuaj nuk është asgjë për t’u turpëruar, por duke qenë në mbipeshë serioze mund të ketë efekte të dëmshme për shëndetin tuaj.
Dhe një shqetësim i veçantë për shumë gra është ndikimi që pesha e tyre mund të ketë në aftësinë e tyre për t’u ngelur shtatzënë.
Rebecca Lee, 30-vjeçare nga Sidnej i Australisë kishte madhësinë 22 dhe peshonte 128 kilogram kur mjekët i thanë që ajo do t’i duhej të luftonte me peshën e saj, që të kishte një familje, pasi që pesha e saj po ia copëtonte organet, transmeton Gazeta Shneta.
https://www.instagram.com/p/BUYPRpcBwNT/
Ky mesazh, megjithatë, i dha Lee motivimin që ajo kishte nevojë për të humbr më në fund peshën që kishte ndikuar në besimin e saj – ajo tani ka humbur 40 kilogram.
Dhe ndryshimi kryesor që ajo bëri? Ndërprerja e konsumimit të picës.
Tani, ajo është mjaftueshëm e shëndetshme që të ketë një fëmijë dhe është në kërkim të një të dashuri./Gazeta Shneta/