Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja cilat janë alergjitë më të përhapura

Jetë 10/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për miliona njerëz të cilët vuajnë nga alergjitë dhe astma, grimcat në ajër mund të përkeqsojnë dhembjet respiratore gjatë tërë vitit.

Simptomet mund të jenë nga më të ndryshmet, nga rrjedhja e hundës gjer te frymëmarrja e vështirësuar, ku shkaktari është i njejtë: reaksionet alergjike ndodhin kur sistemi imunitar në trup reagon në alergjenë dhe trupi sekreton histaminë, i cili lufton me alergjenët, dhe me këtë shkakton reaksione të ndryshme.

Këto janë 12 alergjitë më të shpeshta:

Sporet nga këpurdhat – Teshtima, rrjedhja e hundës, kruarja e syve nuk do të ndalojnë pas verës. Këpurdhat mund të gjenden jashtë gjatë muajve të verës në lisa, bari, bimë etj. Por këpurdhat krijohen edhe në ambiente shtëpiake me lagështi sidomos nëpër banjo, kuzhina, bodrume.

Pluhuri (merimangat) – Ato janë organizma mikroskopikë të cilët gjenden në secilën shtëpi. Jashtëqitja e tyre është kyçe për reaksione siç janë teshtima, sy të përlotur. Ato më së shumti gjenden në dhoma dhe për këtë arsye duhet të shmangni jastekët në krevate, mbulesat, tepihët e leshtë, perdet.

Poleni – ky pluhur reproduktiv nga vegjetacioni, i cili pa vështirësi udhëton në erën e lehtë, është shkaktari më i shpeshtë i alergjisë. Poleni i cili shkakton simptome të reaksioneve alergjike vie nga lisa të ndryshëm, bari dhe farat. Farat e keqija janë përgjegjëse për 75 për qind të simptomave të alergjive të polenit.

Alergjia në kafshë – Alergjia në kafshët shtëpiake është reaksioni në zbokthin e kafshës (ljuspat e lëkurës), pështyma, urina dhe fekalet. Pelushi i kafshëve vetvetiu nuk është alergjen, por në të mund të gjendet poleni, pluhuri, dhe alergjenët tjerë.

Lateksi – Prodhimet nga goma siç janë dorëzat, kondomët, ballonët, janë bërë nga lateksi i cili krijohet nga lëngu qumështor i pemës Hevea brasiliensis dhe përdoret për prodhimin e pajisjeve mjekësore. Proteinat të cilat gjenden në këtë pemë shkaktojnë reaksione alergjike.

Pickimet nga insektet – Insektet siç janë grerëzat, bletët dhe milingonat e verdha për të mbrojtur veten lëshojnë një lloj helmi. Për shumë njerëz pickimi i grerëzës lë një dhembje të pakëndshme dhe ënjtje të dhembshme e cila zhduket pas disa ditësh. Megjithatë, për ata të cilët janë alergjikë, pickimi i grerëzës mund të shkaktojë reaksion të fortë alergjikë me simptome të cilat shpiejnë gjer tek ënjtja dhe zgjasin disa javë.

Ushqimi i detit – Frutat e detit poashtu mund të shkaktojnë alergji. Reaksionet në ushqim janë ekzema, astma, probleme digjestive, dhe shoku anafilaktik. Frutat e detit të cilat mund të shkaktojnë alergji janë: karkalecat, midhjet…Llojet e peshkut të cilat poashtu shkaktojnë alergji janë: sallmoni, trofta…

Soja – Soja është një artikull ushqimorë shumë i shëndetshëm por mund të shkaktojë edhe reaksione alergjike. Simptomet janë ekzema, astma, shoku anafilaktik dhe mund të lajmërohen edhe nëse konsumohen prodhime nga soja. Ky artikull mund të gjendet në ndonjë ushqim edhe nëse nuk i shkruan në përbërje të paketimit.

Kikiriki – Sasi të vogla të kikirikut mund të gjenden në shumicën e prodhimeve, disa nga ato janë supat, drithërat, çokotatat energjike, akulloret. Personat të cilët janë alergjikë në kikirikë mund të ndjejnë reaksion të fortë madje edhe kur është sasia e vogël e kikirikut në ndonjë artikull, ndërsa simptomet janë ekzemat, urtikariet, astma dhe shoku anafilaktik. Për këtë arsye duhet të kemi kujdes në përbërje kur zgjedhim artikujt.

Qumështi – Reaksionet alergjike në qumështin e lopës mund të ndodhin kur trupi reagon tejmase në një nga 20 proteinat e qumështit të lopës. Reaksioni në qumësht mund të shkaktojë ekzemë, astmë dhe shok anafilaktik.

Vezët – Shumë shpesh ndodh që disa njerëz janë alergjikë vetëm në të kuqen e vezës, ndërsa disa në të bardhën. Pa marrë parasysh në cilën pjesë jeni alergjikë, alergjinë e shkaktojnë proteinat nga veza. Simptomet e alergjisë janë: ënjtjet, ekzemat, astma, problemet digjestive dhe shoku anafilaktik. Është shumë e vështirë të shmangni këtë artikull sepse gjendet në shumicën e prodhimeve.

Penicilina – Penicilina dhe amoksicilina përdoren shumë tek infeksionet bakteriale. Reaksioni alergjikë në penicilinë ndodh si reaksion i sistemit imunitar. Simptomet janë ënjtjet, ekzemat, astma, ënjtja e buzëve apo gjuhës, dhe shoku anafilaktik i cili mund të ndodh menjëherë disa minuta pas marrjes së penicilinës. Njerëzit nuk lindin me alergji në penicilinë po ajo ndodh pas marrjes së ilaçit.

Artikulli paraprakParacetamoli i dëmshëm për gratë shtatzëna
Artikulli i rradhës Çfarë të presësh kur je shtatzënë me trenjakë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.