Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë të presësh kur je shtatzënë me trenjakë

Këshilla për shtatzëna 10/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studimet e fundit rreth fertilitetit kanë bërë me dije se në vitet e fundit lindjet me trenjakë nuk janë më një gjë e rrallë.

Por, mjekët ende i konsiderojnë shtatëzënitë e shumëfishta me rrezik të lartë. Por ka gjëra të drejtpërdrejta, të thjeshta që mund t’i ndihmojnë nënat shtatzëna për të kaluar një eksperiencë të mirë gjatë shtatzënisë, transmeton GazetaShneta.

Për fillestarë, zgjidhni një mjek të mirë dhe një ekip mjekësor që ju përkrahë në çdo hap. Ata do të bëhen miqtë tuaj më të mirë për muajt e ardhshëm, përcjellë “Huffpost”.

Gratë shtatzëna me trenjakë duhet të presin ta shohin mjekun e tyre çdo dy javë, thotë Dr Dimitry Zilberman, një mjek obstetër dhe gjinekolog në SHBA.

Kjo do të vazhdojë derisa fetuset tuaj të arrijnë 24 javë. Pas kësaj, është një vizitë mjekësore një herë në javë deri në lindje.

Ushqimi për katër?

Mjekët mund t’iu përshkruajnë vitamina shtesë të shtatzënisë, acid folik ose pilula hekuri për t’u siguruar që nënat të marrin vlera ushqyese të mjaftueshme.

Shuma e kalorive ekstra që ju nevojiten varen nga sa jeni aktive. Nënat me lindje të shumëfishtë mund të kenë nevojë të marrin deri në 600 kalori shtesë në ditë për të fituar sasinë e duhur të peshës. Por mjeku juaj mund të rekomandojë shumë më pak, në varësi të rrethanave tuaja.

Stërvitja gjatë shtatzënisë

Stërvitja nuk do ju pengojë, por së pari merrni miratimin e mjekut. Disa gra zgjedhin të mbajnë rripa të lindjes për mbështetje shtesë. Mund t’ju duhet të bëni pushime të shpeshta nga aktiviteti.

Nëse nuk keni frymë ose lëvizja është shumë e vështirë, atëherë zgjedhni vrapin e lehtë, ecjen apo ngasjen e bicikletës.

Faktorët e rrezikut

Nëse jeni duke marrë parasysh fekondimin in vitro (IVF) ose një trajtim tjetër të fertilitetit, bisedoni me mjekun tuaj rreth rreziqeve për lindjen e trenjakëve para se të mbeteni shtatzënë.

Rreth 20 për qind e shtatëzanisë së trefishtë rezultojnë në lindjen e një fëmije me një paaftësi të madhe afatgjate. Bisedoni me mjekun tuaj për mënyrën se si mund të qëndroni të shëndetshme gjatë shtatzënisë dhe lindjes.

Por këshilla më e mirë që mund t’iu themi është që të mundoheni që ta mbani qetësinë, të pushoni dhe të shijoni momentin. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakJa cilat janë alergjitë më të përhapura
Artikulli i rradhës Kim dhe Kanye, prindër për herë të katërt

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.