Flokët e yndyrshëm janë shumë problematik pasi ato bëhen shumë shpejt pis dhe japin një pamje të shëmtuar estetike. Kjo është arsyeja pse njerëzit me flokë me yndyre i lajnë ato shumë shpesh. Mirëpo larja e shpeshtë në fakt bën krejt të kundërtën, stimulon më shumë prodhimin e yndyrës duke i bërë ato të duken më shpejt pis.
Ja disa këshilla që duhet të keni parasysh në mënyrë që të mbani nën kontroll yndyrë dhe të keni flokë të pastër e me volum sa më gjatë të jetë e mundur.
– Zgjidhni shampon dhe balsamin tuaj me kujdes. Zgjidhni sipas llojit specifik të flokut. Gjithashtu floku me yndyrë nuk ka nevojë për shampo që shkruajnë “për flokë të thatë, dëmtuar, me shkëlqim apo butë”. Të gjitha këto do të shtojnë një shtresë yndyre shtesë në flokë.
– Dieta juaj ushqimore gjithashtu ka një ndikim të drejtpërdrejtë në gjendjen e flokëve tuaj. Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime dhe shmangi yndyrat e tepërta.
– Mos lani flokët çdo ditë. Nëse normalisht lani flokët çdo ditë, do të duhet kohë për t’u përshtatur vetëm për ta larë atë 2 herë në javë. Megjithatë, sapo të mësoheni, do të shihni një ndryshim dramatik duke mos larë flokët çdo ditë.
– Vendoseni balsamin vetëm në majat e flokëve. Në këtë mënyrë nuk do të rrezikoni të humbisni volumin dhe të shtoni yndyrën shtesë në flokë.
– Përdoreni uthull molle në shpëlarje. Kjo do të balancojë prodhimin e yndyrës, vrasë mikrobet në lëkurën e kokës dhe do t’i jap flokut shkëlqim./ikub