Sipas OBSH-së, nëse doni të jeni “të blinduar”, doza e duhur është 25 g në ditë, ose 5 lugë çaji, për të rriturit dhe për fëmijët.
Këtu përfshihet sheqeri i zakonshëm i tryezës, ai që u shtohet ushqimeve, snacks dhe pijeve, por edhe mjaltë, shurup, lëngje frutash dhe marmelata.
Por, si mund të numërohen “lugët e çajit”, duke pasur parasysh se sheqeri është i fshehur edhe në salcat e domates? Ai “zbulohet” në etiketat nën titullin ‘karbohidratet, prej të cilave sheqerna’ ose “përbërës”, ku thuhet: sukroza, sheqer kafe, sheqer i përmbysur, shurup glukozë, fruktoza, maltozë, niseshte, dekstrin.
Për shembull, në një fetë të tortës margherita ka 34 g, në një pije të konservuar 35 g.