Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja katër arsye pse të prisni për shtatzëni deri pas moshës 35 vjeçare

Këshilla për shtatzëna 07/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Grupi më i madh i lindjeve është ende grupmosha 25-34 me 59% të lindjeve, mbi 35 vjeç me 21% të lindjeve dhe nën 25 vjeç për 20% të lindjeve. Sivjet femrat mbi 35 vjeç kishin 144,181 lindje në krahasim me vitin 1977 ku kishin vetëm 31,515 lindje. Ky ndryshim ka vënë në alarm mjekët e Kolegjit Mbretëror pasiqë lindjet në këtë moshë kanë më tepër rreziqe dhe kërkojnë kujdes më të madh nga personeli mjekësor.

Përderisa nuk ka asgjë të keqe të jeni prind në moshë të re, ne ju sjellim katër arsyet pse është e mrekullueshme të jeni një “nënë e vonshme”:

  1. Mund të kryeni shumë gjëra para se të bëheni nënë. Mund të akumuloni pasuri, të vini themelet e karrierës suaj, të udhëtoni botën, të shkoni dhe të deheni dhe të mos brengoseni se duhet të zgjoheni në mëngjes e shumë gjëra tjera. Sigurisht që mund të keni fëmijë dhe në të njejtën kohë të zhvilloni karrierën tuaj mirëpo prap do ju duhet të bëni kompromis. Do ju duhet që të krijoni familjen deri në moshën 28, kur fëmijët të jenë 18 vjeç do të rifilloni karrierën në moshë 46 vjeçe mirëpo nuk do e keni më entuziazmin.
  2. Do të mund t`ju kundërviheni punonjësve publik që do i takoni nga momenti i ngjizjes e deri në ditën e fundit në shkollë. Mjekë, motra, mësues, kushdo që të jenë, ata do të mundohen të ju tregojnë se çfarë duhet të bëni.
  3. Kështu, do jeni më e pjekur dhe më me vetëbesim që të mund t`u kundërviheni banaliteteve të ndryshme.
  4. Është e vërtetë që nënat e reja rikuperohen shpejtë nga shtatëzënia mirëpo lindja dhe rritja e foshnjes do ju shterrojë në çfarëdo moshe të jeni. Është më mirë të akumuloni fuqi në vitet 20 që të jeni gati për tmerret që vijnë pas të tridhjetave.
  5. Mund të përdorni përvojën tuaj në rritjen e fëmijës. Nuk nënkupton se jemi prindër më të mirë se dikush 10 vite më e re mirëpo përderisa fëmija rritet do të ketë dikë më të moshuar dhe më të pjekur për t`ia treguar rrugën.

Këshilla përfundimtare do të jetë të mos dëgjoni njerëzit që ju thonë se jeni tepër të moshura për të lindur apo se është gjë e rrezikshme të presim deri në atë moshë./femra.net/

Artikulli paraprakA guxoni të fluturoni me aeroplan gjatë shtatzënisë? Ja çfarë thotë Dr Drita Kabashi
Artikulli i rradhës Horoskopi, 8 nëntor 2017

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas heqjes së mitrës: A është e mundur dhe cilat janë alternativat për t’u bërë prind?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Zemra gjatë shtatzënisë: Pse shtohen rrahjet dhe cilat shenja nuk duhen neglizhuar?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.