Trupi juaj mund të ndryshojë në mënyrë drastike me secilën shtatzani.
Gjatë shtatzanisë ju prodhoni rreth 100 herë më shumë estrogjen gjatë një dite të shtatzanisë sesa në një ditë normale, transmeton Gazeta Shneta.
Hormonet e tjera si progesteroni dhe gonadotropina korionike e njeriut rriten gjithashtu gjatë kësaj kohe. Këto ndërrime të përkohshme hormonale ndryshojnë trupin tuaj jo vetëm gjatë atyre nëntë muajve ato mund të kenë efekte të qëndrueshme edhe pasi të keni lindur foshnjën.
Edhe cikli juaj menstrual mund të bëhet i panjohur gjatë kësaj kohe. Pas fëmijës së parë trupi ka shumë ndryshime që shumica e tyre kalojnë në vendet e tyre me kohë.
Cikli juaj menstrual mund të rregullohet në fund të viteve të 30-ta pasi estrogjeni dhe pjelloria fillojnë të bien. Nëse keni gjakderdhje të rëndë, ose dhimbje të madhe konsultohuni me mjekun tuaj. /GazetaShneta/