Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja pse duhet të hani një mollë pas çdo vakti të ushqimit

Jetë 17/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mollët janë një prej frutave më të konsumuara në të gjithë botën. Kjo nuk lidhet me faktin se gjenden në çdo stinë të vitit apo çmimi i tyre modest, por sepse janë të pasura me shumë vlera ushqyese.

Mollë përmbajnë antioksidantë dhe shumë fibra natyralë, të cilët ndihmojnë në eliminimin e toksinave dhe lehtësojnë tretjen. Një mollë në ditë nuk mban vetëm doktorin larg për një vit, por furnizon organizmin me shumë përfitime shëndetësore. Living ju liston pesë prej tyre :

Përmirësojnë shëndetin e zemrës

Mollët përmbajnë fibra të tretshme që ulin nivelet e kolesterolit të keq (LDL) në gjak dhe parandalojnë formimin e pllakave në arterie. Antioksidantët e gjetur tek molla ulin rrezikun e prekjes nga ataku kardiak dhe pengojnë oksidimin e venave të gjakut. Konsumi i përditshëm i mollëve redukton veprimin e radikaleve të lira në organizëm.

(Për të mësuar më shumë për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU)

Kanë efekt diuretik:  Sasia e lartë e kaliumit që gjendet tek molla ka efekt të fortë diuretik. Molla ndimon të ruani balancën e lëngjeve në organizëm dhe të mos dehidratoheni.

Zbardhin dhëmbët: Dhëmbë të bardhë dhe buzëqeshje rrëzëllitëse ! Të gjithë e duam këtë gjë dhe shpeshherë u drejtohemi shërbimeve të shtrenjta dentare për ta arritur këtë gjë. Duke qenë se gjatë përtypjes së mollës prodhohet pështymë, kjo e fundit kontrollon rritjen e baktereve që mund të çojnë në dëmtime të dhëmbëve. Për dhëmbë më të bardhë këshillohen mollët jeshile.

Zvogëlojnë rrezikun e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit: Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje neruro-degjenerative që prek të gjitha funksionet e trurit. Sipas studimeve të ndryshme, përqendrimi i lartë i antioksidantëve në mollë ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje. Përveç kësaj, aftësia e mollëve për të parandaluar veprimin e radikaleve të lira mbron trurin nga plakja e parakohshme cerebrale.

Ndihmojnë të humbni peshë: Mollët janë pjesë e shumë dietave të famshme, madje dietologë që nëse në fillimet e dietës mund të keni kriza urie ta shuani duke konsumuar një mollë. Konsumimi i rregullt i mollëve ul oreksin dhe ndihmon në kontrollimin e marrjes së përditshme të kalorive.

Artikulli paraprakKëto ushqime nuk duhet t’ia jepni bebes tuaj
Artikulli i rradhës Kjo është sëmundja e puthjes që prek të rinjtë 15-25 vjeç

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.