Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja pse duhet të vendosni feta domateje në fytyrë

Jetë 17/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Domatet janë një nga ushqimet më të pasura në vlera ushqyese. Përmbajnë vitamina A,C, E, K dhe kompleksin e plotë vitaminës B6; hekur, zink, antioksidantë, acid malik që është i rëndësishëm për trejtjen dhe rigjenerimin e lëkurës etj.

Një ndër substancat kryesore që gjendet tek domatja është licopeni, një antikosidant i rëndësishëm që mbron lëkurën nga veprimi i radikaleve të lira, rrezet ultravjollcë dhe lufton plakjen e parakohshme. Por domatet mund të përdoren edhe për trajtimin e problematikave të ndryshme si p.sh aknet, rrudhat e para, poret e hapura si dhe rregullojnë nivelin e yndyrës në lëkurë.

Aknet: Duke qenë se domatja është shumë e pasur me antioksidantë,ato kanë fuqi të madhe vepruese mbi aknet. Merrni një domate dhe priteni në formë rrethore dhe masazhoni zonat ku keni më shumë akne. Lëreni të veprojë për 5 minuta dhe në fund lani fytyrën me ujë të ftohtë. Nëse përdorni rregullisht këtë maskë për një kohë të shkurtër do të shihni një përmirësim të mahnitshëm.

(Për të mësuar më shumë për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU)

Maskë për rrudhat e para: Merrni dy domate mesatare dhe ziejini për 2-3 minuta, kohë e mjaftueshme që të zbuten dhe t’u hiqet më lehtë cipa. Pasi t’i keni qëruar, kalojini në blender derisa të bëhen pure.

Shtoni dy lugë çaji mjaltë organik, dy lugë çaji vaj esencial limoni dhe një lugë çaji arrë kokosi. Përziejini të gjithë ingredientët dhe lëreni të pushojnë për pak minuta. Më pas përhapeni në fytyrë me gishta dhe lëreni të veprojë për 25 minuta.

Do të ndieni fillimisht një shtrëngim të lehtë, por nuk keni pse shqetësoheni. Mos e aplikoni rreth zonës së syve. Lani fytyrën tuaj me ujë të nxehtë dhe më pas me ujë të ftohtë.Lëkura juaj do të jetë më e butë, plot ndriçim dhe rrudhat rreth buzës dhe zonës së vetullave nuk do të duken fare.

Artikulli paraprakPak ditë pas lindjes, Linda Halimi na ‘tmerron’ me trupin e saj
Artikulli i rradhës Këto ushqime mos i ruani në enë të mbyllura të plastikes

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.