Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja pse është më mirë për shëndetin të flini në dhomë të ftohtë

Jetë 23/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Temperatura e dhomës së gjumit gjatë natës është më e rëndësishme nga sa mendohet! Gjatë verës është mirë të tregohet kujdes ndaj erës dhe të flihet me dritare hapur, por edhe gjatë dimrit rregullimi i termostatit, mund të bëjë një diferencë të madhe për shëndetin tonë.

Përtej ndjenjës së kënaqësisë të një temperature më të madhe se një tjetër, në fakt, ky element gjithashtu ka një ndikim të madh në trupin tonë. Sipas ekspertëve, temperatura optimale gjatë natës duhet të jetë mes 15 dhe 19 gradëve.

Kjo nuk është një gjendje termike nga më të ftohtat, në të cilën mund të “vdesim” poshtë jorganit përpara se të marrim veten! Për më tepër, në këtë mënyrë, trupi ynë qëndron në formë të mirë.

Para së gjithash, nëse do të flemë në një dhomë të “ftohtë”, do të ulim ndjeshëm rrezikun e problemeve të lidhura me metabolizmin, mes të cilëve edhe atë të diabetit. Në këtë rast ambienti më i ftohtë favorizon prodhimin e yndyrës kafe ose yndyrës së “mirë”, dyfish nga normalja.

Ndërkohë, fjetja në të ftohtë u lejon njerëzve që të djegin më shumë kalori sesa gjatë ditës. Këto dy elemente ndihmojnë në uljen e rrezikut të diabetit dhe të shumë sëmundjeve të tjera metabolike.

Një avantazh tjetër i të ftohtit është se do të dukeni më të rinj. Mbajtja e dhomës në temperaturën mbi 19 gradë, në fakt, e detyron trupin që të qetësohet apo ngrohet natyralisht përmes gjumit dhe melatoninës.

Kjo e fundit paraqet hormonin më të rëndësishëm kundër plakjes dhe sapo ajo çlirohet, i lejon trupit që të qetësohet natyralisht. Si kundërpërgjigje ndaj të ftohtit, trupi ynë prodhon nivele të larta të hormoneve të rritjes, një substancë tjetër kundër plakjes që na bën të dukemi dhe të ndihemi më të rinj. Për të ndihmuar trupin që të ngrohet shpejt, një këshillë tjetër e studiuesve është që të flemë lakuriq: në këtë mënyrë, do të mund të prodhojmë më pak kortizon, një hormon që lidhet me stresin dhe rritjen e peshës.

Avantazhi i fundit i fjetjes në një ambient të ftohtë është thjesht se do të lodhemi më pak për të na zënë gjumi. Kjo sepse, klima më e ftohtë e ndihmon trupin që të arrijë më shpejt temperaturën ideale të gjumit. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakJa sa në formë duket trupi i Tunës pas lindjes
Artikulli i rradhës U bë i famshëm nga flokët e tij, ja si duket tani vogëlushi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.