Ishte bërë i famshmëm në rrjetet sociale nga modeli i tij i flokëve duke ngjallur mjaft kureshtje nëse kishim të bënim me një model të zgjedhur nga e ëma apo ashtu kishte lindur.
Tani Cox Noon është rritur dhe modeli i flokëve është krejt tjetër nga ai kur ishte vetëm 9 javësh.
Nëna e tij, Amy Price, 32 vjeç, nga Cwmbran, në jug të Wales, zbuloi se sa gjëra të thjeshta mund të marrin orë pasi kaq shumë njerëz flasin me të në rrugë për flokët e tij të zinj, transmeton Gazeta Metro.
Bukuroshi tani duket krejt ndryshe nga ajo me të cilën u paraqit për herë të parë dhe u bë viral në rrjetet sociale.