Studiuesit e sëmundjes infektive në Universitetin e Teksasit në Austin që studiuan koronën ishin në gjendje të identifikonin se sa shpejt mund të përhapet virusi, një faktor që mund të ndihmojë zyrtarë te shëndetit publik në përpjekjet e tyre për mbajtjen nën kontrollë.
Ata zbuluan se koha midis rasteve në një zinxhir transmetimi është më pak se një javë dhe se më shumë se 10% e pacientëve janë të infektuar nga dikush që ka virusin por ende nuk ka simptoma, transmeton Gazeta Shneta.
Për të matur intervalin serik, shkencëtarët shikojnë kohën që duhet që simptomat të shfaqen në dy persona me virus: personi që infekton një tjetër dhe personin e dytë të infektuar.
Studiuesit zbuluan se intervali mesatar serik për koronavirusin në Kinë ishte afërisht katër ditë. Ky gjithashtu është ndër studimet e para që vlerësojnë shkallën e transmetimit asimptomatik.
Shpejtësia e një epidemie varet nga dy gjëra – sa njerëz infektohen në çdo qast dhe sa kohë duhet që infeksioni midis njerëzve të përhapet. Sasia e parë quhet numri i riprodhimit dhe e dyta është intervali serik.
Intervali i shkurtër serik i COVID-19 do të thotë që shpërndarja po bëhet shumë shpejt dhe mund të jetë e vështirë të ndalet, thanë studiuesit.
“Ebola, me një interval serik prej disa javësh ka qenë më e lehtë për t’u përmbajtur sesa gripi, me një interval serik prej disa ditësh. Ebola ka pasur më shumë kohë të identifikohet dhe të izolohen rastet para se të infektojnë të tjerët” tha Lauren Ancel Meyers, një profesor i biologjië në UT Austin.
“Të dhënat sugjerojnë që ky koronavirus mund të përhapet si gripi. Kjo do të thotë se duhet të lëvizim shpejt dhe në mënyrë agresive për të frenuar kërcënimin e shfaqur”, shtoi ai.
Meyers dhe ekipi i saj ekzaminuam më shumë se 450 raporte të rasteve të infeksionit nga 93 qytete në Kinë dhe gjetën provën më të fortë që njerëzit pa simptoma mund të transmetojnë virusin, i njohur si transmetim para-simptomatik.
Sipas tyre, më shumë se 1 në 10 infeksione ishin nga njerëzit që kishin virusin por nuk kishin simptoma. /GazetaShneta/