Pasi është mësuar se sa kohë mund të mbijetojë koronavirusi në sipërfaqe, studiuesit tani kanë një ide se sa kohë jeton virusi brenda trupave të atyre që janë infektuar.
Studiuesit në Kinë studiuan të dhëna nga 191 pacientë COVID-19, përfshirë 54 që vdiqën, të cilët u mjekuan në Spitalin Jinyintan dhe Spitalin Pulmonar Wuhan, transmeton Gazeta Shneta.
Ata përfunduan që ARN-ja e virusit mund të jetojë në trupin e një pacienti mesatarisht 20 ditë, por deri në 37 ditë pse rreth 5 javë.
Aktualisht, të infektuarve me virus u është rekomanduar të qëndrojnë në izolim për 14 ditë, një periudhë kohore për të cilën thuhet se është periudha e inkubacionit për virusin.
studiuesit vunë në dukje se gjeta ka implikime të rëndësishme si për marrjen e vendimeve për izolimin e pacientëve ashtu edhe për udhëzimt për gjatësinë e trajtimit antiviral. /GazetaShneta/