Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja pse meshkujt nuk duhet ta mbajnë laptopin mbi këmbët e tyre

Jetë 08/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur 30-vjeçari Scott dhe bashkëshortja e tij 30-vjeçare Laura, vendosën që të shtonin familjen e tyre me një fëmijë, ata nuk besonin se do të ishte diçka aq e vështirë. Pasi u përpoqën për gjashtë muaj rresht pa patur asnjë rezultat, ata vendosën që të kërkonin ndihmën e specialistit.

Habia e tyre më e madhe ishte kur mësuan se arsyeja pse ata nuk mund të bënin fëmijë ishte … laptopi i tyre! 30-vjeçari Scott i cili punon si Inxhinier elektrik, përdorte laptopin për disa orë para se të shkonte në shtrat, duke e mbështetur atë mbi këmbët e tij.

Çifti pasi bëri ekzaminimet e nevojshme u drejtua tek një mjek androlog për të kontrolluar lëvizjen dhe cilësinë e spermës. Rezultatet treguan se kishte “vlim” të spermës. Mjekët nëpërmjet mikroskopëve vunë re se bishti i spermatozoidëve ishte mbledhur rreth kokës në mënyrë që ata nuk mund të notonin për të arritur tek vezët.

Ky problem është i zakonshëm në shefat e kuzhinës, të cilët punojnë në një mjedis ku temperaturat janë të larta, por ndodh edhe tek meshkujt që përdorin laptopë.

“Unë nuk e mendoja kurrë se kompjuteri im mund të ndikonte në cilësinë e spermës time. Së pari mjeku më pyeti nëse jam kuzhinier dhe pyetja e dytë ishte nëse përdorja laptop. Unë e përdorja atë çdo ditë. Ishte tronditëse të mësoja se ishte pikërisht kjo që na shkaktoi problem, “tha Scott.

Që nga dita e nesërme filloi ta vendoste laptopin në tavolinë dhe vetëm pas pak kohësh ata mësuan se prisnin fëmijën e tyre të parë.

Scott vendosi të botojë historinë e tij në mënyrë që dhe çiftet e tjerë të cilët mund të përballen me të njëjtin problem, të mësojnë se zgjidhja mund të jetë aq e thjeshtë sa duke e vendosur kompjuterin në një tavolinë dhe mos t’u vijë turp për të kërkuar ndihmë nga specialistët. /

Artikulli paraprakI shtrëngoni dhëmbët pavetëdijshëm, ja pse ndodh kjo
Artikulli i rradhës A është e vërtetë se birra i bën flokët më të shëndetshme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.