Dukuria e shtrëngimit ose kërcitjes sё dhëmbëve nё mёnyrё tё pavullnetshme quhet Bruksizëm. Akti i shtrёngimit tё dhёmbёve kryesisht ndodh gjatё natёs, por edhe brenda periudhës kohore tё ditёs.
Personat qё e kanё kёtё ves zakonisht nuk janё tё ndёrgjegjёshёm, prandaj nё mёnyrё tё pavetёdijshme i shtrёngojnë dhёmbёt gjatё momenteve kur ndjehen te stresuar, anksioz apo tensionuar.
Si dukuri haset te tё gjitha moshat,por edhe te moshat mё tё reja qё e prek gati se 20% tё popullsisë ndёrsa Bruksomanija ёshtё veprim i pavetёdishёm, qё gjithashtu ёshtё e lidhur me shtёrngimin e dhёmbёve nё kur ato janё nё pozitё statike.
Ky ёshtё njё problem i gjithanshёm ,por edhe pse ёshtё i pavullnetshёm dhe qё manifestohet gjatё natёs kur jemi duke fjetur, prap se prap njё numёr i madhe i njerzve nuk jan tё vetёdijshёm se e kanё kёtё ves.
Te format e rёnda te bruksizmit qe vihen re nё kuader te sёmundjeve mendore mjekimi behet nga neurologu qё trajton semundjen baze, kurse format e izoluara te bruksizmit qё janё dhe ato qё ne shpesh i hasim ne ordinancat dentare trajtohen pёr pasojat e aferta dhe pasojat e largёta.