Një studim i ri ka treguar që nënat e reja duhet të presin një vit para se të mbesin shtatzënë përsëri.
Hulumtimi i ri ka treguar që nënat e reja rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të fëmijëve të tyre të palindur nëse mbeten përsëri shtatzënë brenda një viti nga lindja, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi zbuloi se nëse nënat e reja presin vetëm gjashtë muaj për të mbetur përsëri shtatzënë kanë rrezik për lindje spontane të parakohshme.
Lindja e parakohshme spontane është kur një foshnje lind para 37 javësh të shtatzanisë. Nëse foshnja ështëe parakohshme mund të ndodhin komplikime shëndetësore pasi ato ende nuk janë zhvilluar plotësisht./GazetaShneta/