Shumë mjekë kosovarë kanë rrezikuar e madje disa kanë sakrifikuar jetën për të shëruar plagët e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një prej tyre që nuk kurseu asgjë është Dr. Zhaku. Kjo ishte nofka e tij e luftës të cilën ia vendosën kolegët, pasi kishte lënë specializimin në Francë për t’u kthyer në Kosovë për të ndihmuar UÇK-në.
Dr. Zhaku është gjinekologu Jakup Ismajli, i cili nga viti i kaluar mban pozitën e drejtorit të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.
Më poshtë po ju sjellim një intervistë tij të realizuar nga fronti i UÇK-së në Bjeshkët e Berishës më 21 janar të vitit 1999, nga Radio Kosova e Lirë dhe tani e botuar në librin “Feniks në Kalvar” të reporterit të luftës Martin Çunit.
Gazetari e përshkruan doktor Zhakun si mjek të buzëqeshur e të afërt me të gjithë, dhe gjithashtu si njeri i cili i ka dal zot Betimit të Hipokratit për të ndihmuar të tjerët.
Lexoni intervistën e plotë: