Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja pse nuk duhet t’i rrahni fëmijët tuaj, pasojat që çdo prind duhet t’i dijë

Jetë 19/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rrahja e fëmijëve është gjithmonë një debat i nxehtë me prindërit. Disa mendojnë që është e nevojshme t’i mbajnë fëmijët në vijë, përderisa të tjerët besojnë që është e rrezikshme. Studimet e fundit kanë treguar ”të mos i rrahni fëmijët”, kjo pasiqë fëmijët tuaj mund të jenë të dhunshëm kur të rriten shkruan Womens Health Magazine transmeton Gazeta Shneta.

Kjo është gjetja kryesore nga studimi i publikuar në gazetën The Journal of Pediatrics. Sipas studimit, hulumtuesit rekrutuan 758 të rinjë në Teksas dhe i pyetën për eksperiencat e rrahjes dhe abuzimit fizik kur ishin fëmijë, si dhe esperiencat e tanishme me lidhjet e dhunshme.

Afër 20% e pjesmarrësve kanë pranuar se kanë kryer dhunë në një lidhje, ndërsa 68% e tyre kanë treguar se janë rrahur, gjuajtur apo goditur me ndonjë objekt fizik kur kanë qenë fëmijë. Studiuesit gjetën një lidhje të rëndësishme në mes të rrahjes dhe kryerjes së dhunës brenda një lidhjeje kur ishin rritur, edhe pasiqë kontrolluan te këta persona për gjëra si seksi, etniciteti, mosha, edukimi prindëror dhe abuzimi fizik në fëmijëri.

Si rezultat, ata konkluduan se rrahja gjatë fëmijërisë i rritë shanset që një fëmijë të bëhet i dhunshëm kur të rritet.

Gina Posner, M.D, një pediatre në Qendrën Mjeksore Memorial Care Orange Coast në Fountain Valley të SHBA-së pajtohet.”Nëse jeni duke e rrahur fëmijën tuaj, ju po thoni se është në rregull t’a rrihni” thotë ajo. ”Ka kuptim që kur ata të rriten t’a dënojnë dikë që janë me të në të njejtën mënyrë”. Për këtë arsye Mendez rekomandon që prindërit të përdorin disiplinën që i mëson fëmijët si t’i rregullojnë emocionet e tyre dhe ti shqyrtojnë opsionet që kanë para se të veprojnë.

”Dënimi trupor u mëson atyre që në këtë mënyrë do t’a zgjedhin problemin menjëherë – e përdora dhunën dhe problemi u zgjidh”, ”Por në fakt, kjo nuk është zgjidhje e problemit”, përfundon ajo./ Gazeta Shneta

Artikulli paraprakUshqimi më i mirë për bebet 1 vjeçare, gjërat që nënat duhet t’i dijnë
Artikulli i rradhës E zbulon studimi, pse fëmijët bëjnë naze në ushqim kur janë të vegjël

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.