Nëse nuk e mbani në mend se kur e keni ndërruar për herë të fundit briskun e rrojës, atëherë duhet që të vazhdoni leximin e mëtutjeshëm të artikullit.
Sipas ekspertëve shëndetësor, në fakt nuk ekziston ndonjë numër i caktuar përdorimesh të briskut të rrojës. Atë mund ta ndërroni nëse shihni ndonjë shenjë siç mund të jetë ndryshkja, kalcifikim apo çarja. Ka shumë arsye që mund të çojnë shpesh në këtë pikë, që lidhen zakonisht me cilësinë e briskut apo me shpeshtësinë e përdorimit të tij.
Duhet t’i kushtoni njashtu shumë rëndësi edhe vendit ku e lini atë dhe sa pastër e mbani. Nëse në fundin e tij mblidhen shumë qime, atëherë ai e humbet shumë prej funksioneve të tij duke shkaktuar edhe dëme në lëkurën tuaj.
Pas përdorimit të brisket të rrojës, shpëlajeni së pari me ujë të nxehtë, pastrojeni pastaj me një pecetë të thatë dhe vendoseni atë në një sirtar gjithashtu të thatë që nuk ka brenda gjëra që i përodrni çdo ditë.
E, përdorimi i kremit të rrojës, apo edhe të një sapuni krejt të thjeshtë, është gjithashtu një ndihmë e madhe për të reduktuar prerjet e mundshme në lëkurën tuaj. Ndihmon njashtu në mbajtjen e qimes së butë dhe briskun të ketë sa më pak fërkime me lëkurën.
Nëse brisku ju krijon probleme në lëkurën tuaj, atëherë atë duhet ta hidhni, por jo sipas mitit që atë duhet ta hidhni pas 4-5 përdorimesh./Living/