Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Shyhrete Behluli ka dhënë detaje interesante nga dasma e saj në emisionin ‘’NIN’’ në Klan Kosova.
Ajo duke folur për më të rejat në karrierën e saj, dasmat dhe angazhimet e tjera të saj ajo ka treguar disa detaje nga e kaluara e saj.
Shyhrete Behluli kishte filluar karrierën në moshën e hershme, 16 vjeçare, në atë botë këngëtarja nga Mushtishti këndonte këngë patriotike, derisa pikërisht populli mendonte se atë e kishin vrarë pas protestave në vitin 1981.
Ajo nuk mundi që të dematnoj këtë lajm për shkak të mjeteve më të pakta të informimit, por të gjithë e dinin se këngëtarja nuk jetonte më.
E, pikërisht në këtë vit këngëtarja ishte martuar, teksa për ta parë atë nuse kishin shkuar shumë njerëz për ta parë nga afër, dhe ky ishte momenti kur ata e kuptuan se ajo nuk kishte vdekur, por rrezatonte e gjitha në ditën e dasmës së saj./Telegrafi/