Një studim i kryer nga brendi i teknologjisë “Simba”, zbuloi se në vitin e parë të jetës së foshnjës, nënat mund të humbin katër orë e 44 minuta gjumë mesatarisht brenda një nate.
Që nënkupton se, brenda një viti, prindërit mund të humbasin 50 netë gjumë në total, njofton Gazeta Shneta.
Sipas studimit, prindërit do të shpenzojnë 54 minuta në ditë duke u përpjekur që ta vendosin foshnjën e yre në gjumë dhe do kalojnë 3.2 kilometra përgjatë procesit.
Kjo nënkupton se prindërit kryejnë 28 rrathë maratonash përgjatë 365 ditëve.
Me sinqeritet, shumë prindër pranuan se lodhja e tyre rezultoi me një sjellje paksa të pazakontë.
Njëmbëdhjetë për qind thanë se kishin halucinacione përgjatë kësaj periudhe, ndërsa 44 për qind deklaruan se kishin harruar disa fjalë përgjatë artikulimit./Gazeta Shneta/