Më 26 nëntor, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e klasifikoi variantin Omicron si një ndër variantet më shqetësuese.
Afrika e Jugut ishte vendi i parë që raportoi variantin Omicron në OBSH, por një agjenci shëndetësore holandeze konfirmoi se varianti ishte tashmë i pranishëm në Holandë një javë më pare shkruan VeryWell Health, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas OBSH-së, Omicron përmban mutacione të shumta që mund të rrisin transmetueshmërinë dhe rrezikun e ri-infeksionit.
Mutacionet janë dukuri natyrore në shumë viruse, jo vetëm në COVID-19. Ndërsa, efektiviteti i vaksinave ekzistuese kundër variantit Omicron është ende duke u studiuar, asnjë variant nuk ka qenë mjaft i fortë për t’i bërë vaksinat plotësisht joefektive.
Deri më tani, studiuesit nuk janë të sigurt nëse Omicron është më i transmetueshëm se variantet e tjera të COVID-19, përfshirë këtu edhe Delta.
Të dhënat paraprake për Omicron sugjerojnë se mund të përbëjë një rrezik më të lartë të riinfeksionit sesa variantet e tjera qarkulluese, por ende nuk ka të dhëna konkrete.
Poashtu, për të kuptuar simptomat dhe gamën e gjerë të tyre do të duhen disa javë rishikim.
Në zonat ku varianti Omicron është i pranishëm, rastet me Covid janë rritur ndjeshëm.
Një nga zyrtarët shëndetësorë, ka bërë të ditur se brenda ditës janë raportuar 18 mijë raste pozitive.
Të dhënat në lidhje me variantin Omicron priten që të arrijnë deri në javën e ardhshme, u shpreh Andrew Pekosz, virolog./Gazeta Shneta/