Muajve të fundit koronavirusi, COVID-19, është një krizë globale dhe tash së fundi u shënuan rastet e para edhe në Kosovë.
Fatkeqësisht, nuk ka përgjigje përfundimtare se cilët persona janë më të rrezikuar. Por, shumica e asaj që dimë deri më tani vjen nga ndikimi i virusit në Kinë, aty ku edhe filloi, transmeton Gazeta Shneta.
Pavarësisht që shanset për të vdekur nga COVID-19 mesatarisht janë 2.3%, ky numër ndryshon në varësi të moshës tuaj.
Sidoqoftë, shanset tuaja për të kontraktuar sëmundjen janë shumë më të larta dhe varen nga vendi ku jeni dhe sa kontakt ndërnjerëzor keni.
Për shumicën dërrmuese të njerëzve, COVID-19, nuk është kërcënues për jetën. Por, është më mirë ta shmangni plotësisht nëse mundeni.
Ndërsa në këtë moment, këtu janë grupet me rrezikun më të madh për të vdekur nga COVID-19.
Të moshuarit
Bazuar në përvojën e Kinës me koronavirusin, shanset tuaja për të marrë një rast fatal të COVID-19 kanë të bëjnë shumë me moshën tuaj:
Mosha | Shkalla e vdekjes
80+ 14.8%
70-79 8.0%
60-69 3.6%
50-59 1.3%
40-49 0.4%
30-39 0.2%
20-29 0.2%
10-19 0.2
0-9 pa fatalitete
Njerëzit e moshuar me kushte para-ekzistuese si presioni i lartë i gjakut, problemet me zemrën ose diabetin janë në rrezik edhe më të madh.
Një studim i vdekjeve në Wuhan, Kinë, nga origjina e sëmundjes, tregon faktet më të interesuara:
Shumica e rasteve të vdekjes ishin meshkuj (65.9%). Më shumë se gjysma e pacientëve të vdekur ishin më të vjetër se 60 vjet (80.5%) dhe mosha mesatare ishte 72.5 vjet. Pjesa më e madhe e rasteve të vdekjes kishin komorbiditet (76.8%), përfshirë hipertension (56.1%), sëmundje të zemrës (20.7%), diabet (18.3%), sëmundje cerebrovaskulare (12.2%) dhe kancer (7.3%). /GazetaShneta/