Shumë fëmijë që nuk kanë pasur vëmendje të bollshme fizike dhe emocionale, kanë rrezik më të madh për probleme të sjelljes, probleme emocionale dhe sociale ndërsa rriten.
Studimet tregojnë se fëmijët të cilët nuk kishin pasur kontakt fizik treguan nivele shumë të ndryshme të hormoneve sesa moshatarët e rritur nga prindërit që u ofruan atyre kontakt fizik gjatë gjithë kohës, transmeton Gazeta Shneta.
Fëmijët të cilët nuk kishin kontakt fizik kishin nivele të ndryshme të oksitocinës dhe vazopressinës (hormonet që kanë qenë të lidhura me emocionin dhe lidhjen shoqërore).
Faktorët biologjik dhe mjedisor të shumtë ndikojnë në zhvillimin e fëmijëve por shumë fëmijë të cilët u lënë anash kishin zhvillim të vonuar dhe sjellje problematike.
Gjithashtu, studimet zbuluan se kontakti i lëkurës së prindit me fëmiun mund të ndikojë në zhvillimin e tyre dhe njohjen e vetëvetës. /GazetaShneta/