Gratë mund të qetësohen sepse nuk ka prova që vërtetojnë se ultrazëri është i dëmshëm për fëmijën në rritje në çdo fazë të shtatzanisë.
Ultrazëri është thjeshtë valë e tingullit me frekuencë të lartë që përdoret gjatë gjithë shtatzanisë për të vlerësuar rritjen dhe shëndetin e një fetusi si dhe shikimin e vezorëve, placentës dhe lëngut amniotik. Nuk ka asnjë rrezatim të frikshëm që transmetohet gjatë ultrazërit, transmeton Gazeta Shneta.
Dr. Alliston Hill, tregon se ultrazëri i cili përdoret për qëllime mjekësore gjatë shtatzanisë nuk përmban rrezatim si ai që gjendet tek rrezet X dhe skanimet CT.
Siguria e ultratingujve është e menduar mirë sipas Hill Romper. Sipas tij, një përmbledhje e mbi 50 studimeve mjekësore tregon se ultrazëri nuk paraqet ndonjë rrezik për nënat ose fetusin. Ato nuk shkaktojnë defekte të lindjes, probleme të zhvillimit të fëmijërisë ose kancer./GazetaShneta/