Nëse po planifikoni të keni një fëmijë, ka të ngjarë që ju keni filluar të përgatiteni për të fizikisht dhe mendërisht.
Hapi i parë do të ishte të keni marrëdhënie seksuale në kohën e duhur për tu siguruar që të keni shanset më të mira për të ngjizur. Statistikat tregojnë se një çift mesatar duhet të kryejë marrëdhënie të paktën 78 herë para se të mund të mbesin shtatzënë. Kjo i bjen, përafërsisht gjashtë muaj, transmeton Gazeta Shneta.
A është e nevojshme të bëni marrëdhënie seksuale çdo ditë për të mbetur shtatzënë?
Në entuziazmin për tu ngjizur shpejt, mund të jeni i prirur të bëni marrëdhënie çdo ditë, dhe kjo mund të jetë argëtuese dhe e këndshme për një ose dy muaj fillestar. Por, nëse nuk mbeteni shtatzënë deri atëherë, seksi çdo ditë mund të bëhet një punë e përditshme monotone.
Frekuenca me të cilën ju duhet të bëni seks varet nga faktorë të tillë si metoda që ju zgjidhni dhe çdo problem i fertilitetit që mund të ekzistojë. Në rastet e numërimit të ulët të spermës ose cilësia e dobët e spermës marrëdhëniet seksuale çdo ditë mund të rezultojnë kundërporduktive.
Marrja e mendimit të një profesionisti të kualifikuar mjekësor mund t’ju ndihmojë të vendosni se çfarë është më e mira për ju dhe partnerin tuaj.
Sa shpesh duhet të bëni seks për të mbetur shtatzënë?
Ju patjeter do të duhet të bëni seks më shpesh për të optimizuar shanset tuaja për të ngjizur më shpejt. Nëse nuk ka çështje të fertilitetit as me ju as me partnerin tuaj, të bëni seks çdo ditë është gjithashtu një ide e mirë. Por, pas një kohe, kjo mund të bëhet një detyrë e lodhshme në krahasim me aktivitetin argëtues që dikur ishte.
Kur duhet të kufizoni seksin për të mbetur shtatzënë?
Nëse burri ose gruaja po përballen me çështje të pjellorisë dhe po i nënshtrohet ose vlerësohet për trajtim, mjeku mund të sugjerojë të përmbahen nga aktiviteti seksual derisa të bëhen testet.
Zakonisht, nëse çifti po përballet me probleme me pjellorinë, këshillohet që të bëjnë seks çdo ditë gjatë periudhës pjellore. Sipas një studimi të kohëve të fundit, nëse ovulacioni vlerësohet të jetë afër, seksi edhe dy herë në të njejtën ditë mund të prodhojë rezultate pozitive./GazetaShneta/