Të gjithë e dijmë se sa i rëndësishëm është uji për jetën e njeriut.
Pa ujë, jeta në tokë është e pamundur. Rreth 60% e trupit tuaj është i përbërë nga uji dhe kështu është e qartë të qëndroni të hidratuar, transmeton Gazeta Shneta.
Uji është i nevojshëm për sistemin tonë tretës, qarkullimin e gjakut, kontrollin e temperaturës dhe madje që truri ynë të funksionojë mirë.
Një i rritur normal rekomandohet të pijë rreth 2 litra ujë çdo ditë, por sasia nuk është e njejtë për një fëmijë.
Foshnjat nën një vit marrin pjesën më të madhe të lëngjëve që i duhen nga qumështi i gjirit. Pas përfundimit të një viti ata njihen me ushqime të ndryshme dhe varësia e tyre nga qumështi zvogëlohet.
Në këtë kohë, është thelbësore që uji të bëhet pjesë e rutinës së tyre të përditshme.
Kërksa për ujë rritet në mot të ngrohtë kur fëmija është i përfshirë më shumë në aktivitet fizik se zakonisht. Mënyra më e mirë për të siguruar që fëmija juaj të marrë shumë ujë është duke kontrolluar urinën e tij. /GazetaShneta/