Çdo organ në trup kërkon magnez, duke e bërë atë një mineral kritik. Por nëse nuk konsumoni sa duhet, mund të zhvilloni një mungesë magnezi, e cila mund të shkaktojë simptoma të vogla si dobësi dhe lodhje.
Çfarë bën magnezi?
Magnezi është i nevojshëm për mbi 300 reaksione kimike në trup. Magnezi është thelbësore për:
Prodhimin e energjisë
Funksionimin e muskujve dhe nervave
Presionin e gjakut
Nivelet e sheqerit në gjak
Rregullimin e hormoneve
Prodhimin e proteinave, kockave dhe ADN-së
Shenjat dhe simptomat e mungesës së magnezit
Simptomat e mungesës së magnezit ndryshojnë në bazë të asaj se sa jeni të mangët. Simptomat fillestare mund të përfshijnë:
Dobësi
Lodhje
Të vjella
Të përziera
Humbje e oreksit
Diagnostifikimi
Sapo të vëreni simptomat fillestare siç janë lodhja ose shqetësimi gastrointestinal, rekomandohet që menjëherë të vizitoni një mjek.
Trajtimi
Në varësi të kushteve të tjera mjekësore që keni dhe ashpërsia e mungesës, mjeku juaj mund të rekomandojë një shtesë, së bashku me ndryshimet në dietë.
Format më të zakonshme plotësuese të magnezit mund të shkaktojnë ngërç dhe diarre. Rritja e marrjes tuaj ditore të ushqimeve të pasura me magnez është një mënyrë tjetër e shkëlqyeshme për t’i riktheyer nivelet tuaja në rregull:
Perime me gjethe jeshile
Arra
Banane
Drithëra
Bishtajoret
Qumësht
Kos
Çokollatë e zezë
Avokado
Në fazat e hershme të mungesës së magnezit ju mund të shëroheni duke rritur marrjen tuaj dietike përmes ushqimeve. /GazetaShneta/