Frieda Hull, mikeshe e afërt me Marilyn Monroe ka publikuar kohë më parë disa fotografi interesante te aktores së ndjerë amerikane.
Në këto fotografi, Monroe shihet me barkun e fryrë dhe në atë kohë ishte shtatzënë.
Fotot janë realizuar në korrik të vitit 1960 në Nju Jork, kur Marilyn ishte vetëm 34 vjeç.
Ndërsa Frieda ka zbuluar se Marlyn e ka abortuar këtë fëmijë, të cilin thuhet se nuk e kishte më bashkëshortin e saj Arthur Miller.
Babi i foshnjës mendohet se ishte aktori Yves Montand.