Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja si të siguroheni që foshnja të mos zgjohet natën

Jetë 02/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në fillim bebeve u duhet 16 deri në 20 orë gjumë, por teksa ata rriten orari i gjumit reduktohet në 10 deri në 12 orë në ditë. Gjumi është i rëndësishëm për shëndetin dhe rritjen e përgjithshme të bebit por ndërkohë është edhe një mundësi për nënat që të pushojnë pak.

Por shpesh bebeve u del gjumi natën, gjë që do të ndikojë edhe në cilësinë dhe rehatinë e gjumit tuaj. Gjithsesi ka disa mënyra të cilat ju mund t’i ndiqni për tu siguruar se gjumi i bebit nuk do të ndërpritet gjatë natës.

Masazh dhe banjë përpara gjumit

Këto dy aktivitete përpara gjumit mund të bëjnë mrekulli për bebin tuaj pasi masazhi do ta ndihmojë bebin të qetësojë muskujt e tij ndërsa banja do ta pastrojë dhe freskojë atë, dhe në këtë mënyrë ai do ta ketë më të lehtë të flejë dhe të bëjë një gjumë më të rehatshëm.

I vishni rroba të pastra dhe një stomak “plot”

Edhe rrobat e veshura apo ushqyerja janë të nevojshme dhe ndikojnë shumë në cilësinë e gjumit të fëmijës. Një pelenë e pistë apo një stomak bosh janë arsyet kryesore për zgjimin e bebit gjatë natës, ndaj ndërrojeni dhe ushqejeni bebin përpara se të përpiqeni për ta vënë në gjumë.

Kujdesuni që dhoma të jetë e errët dhe me ajër të freskët

Një temperaturë optimale, me ajër të pastër do ta bënte dhomën më të rehatshme, ndërsa duke i mbajtur dritat fikur bebi juaj nuk do të shqetësohet nga gjërat që ndodhen në dhomë.

Ndiqni një rutinë

Ju mund të filloni një rutinë për gjumin e bebit vetëm pak javë pasi ai ka lindur, dhe në këtë mënyrë ai do të mësohet dhe me kalimin e kohës do ta kuptojë se kur është momenti për të fjetur.

Shmangni kontaktin me sytë

Duke qëndruar në kontakt me sytë e bebit ndërsa jeni duke u munduar për ta vënë në gjumë, ju do të ndikoni që ai të qëndrojë aktiv dhe të mos flejë gjumë, ndaj shmangni kontaktin me sytë dhe mos i flisni teksa përpiqeni ta vini në gjumë./pernenat

Artikulli paraprakTumori në gjoks, një kurë e re zgjat jetën në moshë të re
Artikulli i rradhës A duhet me të vërtetë të ecim 10.000 hapa në ditë?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.