Ecja e rregullt ka shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe depresionit.
Më e mira nga të gjitha, është se të ecurt nuk ka kosto, është i lire dhe mund të bëhet kudo; gjëja më e mirë pastaj është edhe kur bëhen rutinë e jetës së përditshme, transmeton GazetaShneta.
Ne shpesh dëgjojmë numrin 10,000 si një shiftër të artë të hapave që duhet t’i ecim brenda një dite. Por a duhet me të vërtetë të bëjmë kaq lëvizje?
Jo domosdoshmërisht. Kjo shifër fillimisht u popullarizua si pjesë e një fushate marketingu por që shërben si një inspirim për të tjerët që ta konsiderojnë ecjen si një formë stërvitjeje.
Koncepti 10,000 hapa fillimisht u formulua në Japoni në kohën e Olimpiadës së Tokios të vitit 1964. Nuk kishte dëshmi reale për të mbështetur këtë objektiv. Përkundrazi, kjo ishte një strategji marketingu për të shitur një pajisje që simulonte ecjen, shkruan “The Telegraph”.
Kishte shumë pak interesim për idenë deri në fillim të shekullit, kur koncepti u rishikua nga hulumtuesit australianë për promovimin e shëndetit në vitin 2001 për të inkurajuar njerëzit që të jenë më aktivë.
Bazuar në dëshmi të nxjerra nga studimet, shumë udhëzime të aktivitetit fizik në mbarë botën rekomandojnë një minimum prej 150 minutash të aktivitetit fizik me intensitet të moderuar një javë. Kjo barazohet me 30 minuta në shumicën e ditëve. Një orë e gjysmë e aktivitetit korrespondon me rreth 3.000 deri 4.000 hapa të përkushtuar me një ritëm të moderuar.
Në Australi, të rriturit bëjnë mesatarisht rreth 7.400 hapa në ditë. Pra, një shtesë prej 3.000 deri në 4.000 hapa përmes ecjes së përkushtuar do t’ju çojë në 10.000 hapat e synuar./GazetaShneta/


