Gratë po marrin injeksione Botox në lëkurën e kokës së tyre në mënyrë që ato të parandalojnë djersën në kokë.
Duket se thënia e vjetër “bukuria është dhimbje” ende qëndron.
Sipas Us Weekly, ekziston një trend i ri i bukurisë që premton parandalimin e djersës në pjesën e kokës – gjithçka që kërkon janë disa qindra injeksione Botox në kokë, transmeton Gazeta Shneta
I quajtur “Blotox”, procedura funksionon duke “parandaluar komunikimin ndërmjet fundit të nervit dhe gjëndrës së çrregullt, e cila është përgjegjëse për djersën”, që do të thotë asnjë djersitje në kokë.
Dhe si me të gjitha trajtimet Botox, edhe me këtë trajtim rezultatet do shfaqen në rreth gjashtë muaj – kështu që nëse dëshironi të mbani kokën tuaj pa djersë pas kësaj periudhe, ju do të duhet të shpenzoni rreth 700 dollarë çdo herë./Gazeta Shneta/