Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Jeni adhurues i pijeve energjike? Ja çfarë dëme po iu shkaktojnë ato

Jetë 02/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë viteve të fundit, bota është përfshirë në rrethin vicioz të pijeve energjike, me shumë kafeinë dhe substanca sintetike. Konsumimi i pijeve me kafeinë që premtojnë “energji” është rritur ndjeshëm në 10 vitet e fundit.

Sipas studimeve, pijet energjike përbëjnë 20% të produkteve ushqimore që gjenden në treg. Me rritjen e pranisë së tyre në treg, po aq i lartë është edhe rreziku toksik nga taurina ose mbidoza nga kafeina. Përbërësit kryesorë të një pije energjike janë taurina, kafeina, ekstrakti i guaranës dhe xhinsengu.

Këtij lëngu që premton energji të shpejtë, i shtohen aminoacide, vitamina dhe karbohidrate për ta shitur si një pije që tek tuk ka edhe vlera. Pijet energjike reklamojnë se rrisin qëndrueshmërinë, përmirësojnë performancën, rrisin përqëndrimin dhe forcën. Prodhuesit e këtyre pijeve energjike shënjestrojnë atletët, studentët dhe njerëzit, profesioni i të cilëve kërkon njëfarë përqendrimi dhe vigjilence. Këto pije konsumohen masivisht në festa që zgjasin për orë të tëra. Në shumicën e rasteve, festëdashësit i përziejnë me alkool duke e vënë veten akoma më shumë në rrezik.

Të rinjtë dhe adoleshentët janë veçanërisht të joshur nga pijet energjike, për shkak të marketimit që duhet të pranojmë është mjaft efikas; nga presioni i shoqërisë si dhe nga mungesa e njohurive për rreziqet që vijnë nga këto pije. Ajo që duhet të dimë është që një nga elementët që shkaktojnë shqetësim është taurina.

Kjo substancë që gjendet në lëngjet me kafeinë dhe sheqer është një aminoacid në trajtë të lirë që gjendet tek ushqimet, por që prodhohet edhe nga vetë trupi. Për herë të parë, taurina u zbulua tek tëmthi i demave, por tani prodhohet në mënyrë sintetike. Duke qenë se taurina prodhohet në mënyrë natyrale nga vetë organizmi i njeriut, atë mund ta merrni në një mënyrë krejt natyrale dhe pa e tepruar edhe nëpërmjet disa ushqimeve. Taurina natyrale në fakt i bën mirë trupit dhe mund ta gjeni në qumështin e lopës, mishi, peshku, vezët dhe tek algat e detit.

Organizmi e shfrytëzon taurinën gjatë ushtrimeve apo stresit, ja përse ajo është kthyer në një përbërës mjaft popullor në pijet energjike. Sipas të dhënave,taurina mundet të ulë simptomat e ankthit që shkaktohen nga dozat e larta të kafeinës dhe ndikon në sistemin qendror të trurit.

Në pamje të parë, kjo mund të duket një vlerë e madhe, por nuk është e tillë aspak. Efektet anësore të taurinës, taurina, në formën natyrale të saj ka efekte pozitive në sistemin kardiovaskular, sistemin nervor dhe atë imunitar. Duke qenë se mendohet të largojë ankthin, ajo kundërvepron me efektet e kafeinës në pijet energjike, shkruan albeu, transmeton Gazeta Shneta.

Disa studiues argumentojnë se ky efekt i bën njerëzit në kërkim të adrenalinës të konsumojnë më shumë kafe duke krijuar kështu një rreth vicioz varësie. Studimet kanë lënë të kuptojnë që pijet energjike ndikojnë në shumë sëmundje duke nisur nga tensioni i lartë i gjakut, ishemia dhe ataku në zemër. Vendet Skandinave e kanë ndaluar tërësisht konsumimin e këtyre pijeve pas vdekjes së 3 konsumatorëve dhe shqetësimeve që vijnë si pasojë e përzirjes së këtyre pijeve me alkol. Ajo që duhet të dini është doza ditore e taurinës duhet të jetë nga 100 deri në 500 miligramë.

Disa pije energjike përmbajnë edhe 1000 miligramë taurinë të prodhuar në mënyrë sintetike. Disa njerëz pijnë të paktën 8 kanaçe në ditë që përkthehet në 8000 miligramë Taurinë. Një sasi kaq e madhe ka të njëjtin efekt si droga. Forca dhe fuqia nuk kërkojnë magji. Energjia, ajo e vërteta, vjen nga një dietë e pasur me ushqimet e duhura. Ekspertët rekomandojnë që të shmangni krejtësisht pijet energjike, të famshme për nivelin e lartë të kafeinës dhe sheqerit. Qëndroni larg tyre, sepse pretendimet për një gjallëri të menjëhershme janë të pavend. Një dietë e pasur me ushqime organike, perime e fruta do t’ju japë të gjithë taurinën që ju duhet, pa patur nevojë për t’ju nënshtruar mirazhit të rremë të një energjie të dëmshme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHoroskopi i ditës së sotme, 2 shtator 2017
Artikulli i rradhës Dallimi në mes paraqitjes së jetës të nënave në Facebook dhe realitetit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.