Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dallimi në mes paraqitjes së jetës të nënave në Facebook dhe realitetit

Jetë 02/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ju nuk do ta njihnit kurrë atë nëse nuk keni parë postimet e saj në Facebook, por Kathy DiVincenzo ka kaluar një depresion pas lindjes.

Ashtu si shumë prej nesh, që e fshehim veten tonë pas fotografive dhe filtrave të kuruar, kjo nënë e dy fëmijëve ka guxuar duke treguar një anë të saj që është po aq e vërtetë sa ajo që jeton pjesa më e madhe e jona dhe atë që do pjesa tjetër e botës të shohë. “Unë punoj dyfish për ta fshehur këtë realitet nga ju, sepse kam frikë se ndiheni keq”,- shkruan Kathy, e cila gjithashtu vuan nga ankthi dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv. “Kam frikë se do të mendoni se jam e dobët, e çmendur, një nënë e tmerrshme, ose miliona gjëra të tjera që mendja mund t’ju thotë ndërsa më shihni në këtë gjendje.”

Për ta përshkruar më mirë realitetin e dyfishtë, Kathy ka postuar dy fotografi të vetes – një, vizioni i përsosmërisë së nënës dhe tjetra, një pamje e sinqertë me atë që shpeshherë duken të gjitha nënat me dy fëmijë në muajt e parë të mëmësisë. . . e lodhur, e çrregullt, e palumtur, shkruan Beba Ime, transmeton Gazeta Shneta.

“Mendoj se është koha për të treguar se si dukem në të vërtetë, jashtë asaj fotos që është “e denjë” për Facebook”, – shkruan ajo më tej. “E vërteta është që të dyja këto foto përfaqësojnë jetën time, varet nga dita. Por vetëm një pjesë të këtij realiteti tregojmë dhe ky është problemi.”

Qëllimi i saj në ndarjen e këtij realiteti ishte për veten, apo për të gjitha nënat e tjera? “Ne duhet të ndalemi së supozuari se periudha e paslindjes është gjithmonë euforike, sepse për një në shtatë nëna të reja nuk është”,- thotë ajo. “Ne duhet të fillojmë t’u kërkojmë prindërve të rinj se ajo që po bëjnë dhe ajo që po ndiejnë është normale. A ju ndodh edhe juve kështu? Nëse po, atëherë kjo është e mrekullueshme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJeni adhurues i pijeve energjike? Ja çfarë dëme po iu shkaktojnë ato
Artikulli i rradhës Cili tremujor i shtatëzanisë është më i rëndësishmi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.