Ajo është një nga nënat më punëtore në industri.
Mes koncerteve, muzikës së re dhe përkujdesjes së palodhme për trupin e saj, Jennifer Lopez tregon për vështirësitë që ballafoqet ajo si nënë e dy fëmijëve.
Në një ntervistë të sinçertë për ‘Good Morning America’, JLo ka thënë mes tjerash se po plaket dhe kësaj gjëje nuk mund t’i shmanget.
Gjithashtu ajo ka shtuar se është njësoj si gjithë nënat e tjera dhe i duhet të sakrifikojë për fëmijët e saj. “Duhet të manovrosh me fëmijët, të punosh dhe të kujdesesh për veten. Nuk është diçka e lehtë. Gratë mund të bëjnë shumë punë në të njëjtën kohë, nëse ato e vendosin me mendjen e tyre për ta bërë diçka. Unë e besoj vërtetë këtë gjë”, – ka thënë ajo.
Më tej këngëtarja ka folur edhe për partnerin e saj, Alex Rodriguez. “Na duhet të marrim kohën tonë. Kam bërë shumë gabime në të shkuarën…dhe ne jemi të rritur tashmë. Megjithatë ne do të bëjmë çdo gjë sipas ritmit tonë”, – është shprehur Jennifer.
Megjithatë ajo ka shtuar se po jeton momentet më të bukura në jetë, duke qenë se ka fëmijët, punën dhe partnerin që ka ëndërruar./gazetashneta