Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që Ministrinë e Shëndetësisë që llogaritet më e rëndësishmja dhe ka nevojë për reforma rrënjësore për të ofruar shërbime adekuate për qytetarët, t’ia besoj nënkryetarit Uran Ismaili.
Ismaili është shkolluar në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nënkryetari i PDK-së, që njëherit ka qenë prej vitit 2013 edhe shef i stafit të kryeparlamentarit Kadri Veseli, pas shkuarjes në studime në Harvard ka studiuar në fushën e menaxhmentit dhe administratës publike me profesorët e njohur të këtij universiteti si Ricardo Hausmann dhe profesorin më të njohur në fushën e konkurueshmërisë, Michael Porter dhe eksperten ndërkombëtare financiare, Laura Alfaro.
Uran Ismaili është bërë pjesë e PDK-së që nga viti 2007 duke mbajtur pozita të rëndësishme në hartimin e programeve partiake, ndërsa ka punuar në shumë projekte të rëndësishme të institucioneve vendore e ndërkombëtare./KosovaPress/