Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Joga si terapi mbështetëse për të mbijetuarat nga kanceri

Jetë 28/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka zbuluar se joga mund të ndihmojë ndjeshëm personat që kanë kaluar kancerin, duke reduktuar pagjumësinë, ankthin, lodhjen dhe çrregullimet e humorit. Ekspertët thonë se kjo metodë natyrale mund të ofrojë një alternativë pa medikamente për përmirësimin e mirëqenies fizike dhe emocionale të pacientëve.

Sipas Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike (ASCO), shumica e të mbijetuarve nga kanceri përballen me probleme serioze të gjumit, ndërsa shumë prej tyre vuajnë edhe nga ankthi, lodhja dhe ndryshimet emocionale pas trajtimeve, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Studimi u realizua nga studiues të Universitetit të Rochesterit në SHBA dhe përfshiu mbi 400 persona.

Pjesëmarrësit ndoqën një program të quajtur “Joga për të mbijetuarit nga kanceri”, i cili kombinonte poza të lehta joga, ushtrime frymëmarrjeje dhe teknika relaksimi për një periudhë katërjavore.

Seancat zhvilloheshin dy herë në javë nën drejtimin e instruktorëve, ndërsa pjesëmarrësit praktikuan joga edhe në shtëpi.

Rezultatet treguan përmirësim të dukshëm në cilësinë e gjumit, ulje të ankthit dhe reduktim të lodhjes tek ata/o që morën pjesë në program, krahasuar me personat që ndoqën vetëm trajtimin standard mjekësor.

Ekspertët theksojnë se aktualisht nuk ekziston një metodë e vetme ideale për trajtimin e të gjitha këtyre problemeve tek të mbijetuarit nga kanceri.

Megjithatë, ky studim sugjeron se joga mund të jetë një mbështetje e rëndësishme për shëndetin mendor dhe fizik gjatë rikuperimit afatgjatë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakHapet aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat
Artikulli i rradhës Studim: Problemet shëndetësore po shfaqen gjithnjë e më herët tek të rinjtë

Ju sugjerojmë

Anglia nis testimin universal të të porsalindurve për atrofinë muskulore spinale

19/07/2026 Jetë

Vajza 12-vjeçare iu nënshtrua gjashtë cikleve të kimioterapisë pas një diagnoze të gabuar

18/07/2026 Jetë

Zjarret pyjore dhe thatësira godasin Evropën, mbi 1 mijë persona evakuohen në Spanjë

18/07/2026 Jetë

Ekspertët paralajmërojnë për rikthimin e fruthit në SHBA, rritja e rasteve lidhet me uljen e vaksinimit

18/07/2026 Jetë

Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë mjekët të shmangin diagnozat e humbura

18/07/2026 Jetë

Gjermania miraton reformë të gjerë për modernizimin e sistemit shëndetësor dhe financimin e spitaleve

18/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.