Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Problemet shëndetësore po shfaqen gjithnjë e më herët tek të rinjtë

Lajme 28/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri në Mbretërinë e Bashkuar ka ngritur shqetësime serioze mbi shëndetin e brezave të rinj, duke treguar se ata/o po përballen me më shumë probleme shëndetësore krahasuar me brezat e mëparshëm në të njëjtën moshë.

Hulumtimi u realizua nga studiues të Universitetit King’s College London dhe Universitetit të Oksfordit.

Ekspertët analizuan të dhëna nga 51 studime afatgjata që kanë ndjekur shëndetin e dhjetëra mijëra britanikëve të lindur mes viteve 1946 dhe 2002.

Sipas rezultateve, brezat më të rinj nuk rezultojnë më të shëndetshëm se paraardhësit e tyre, pavarësisht përparimeve në mjekësi dhe kujdesin shëndetësor, shkruan burimi Euroneës Health transmeton Gazeta Shneta.

Problemet më të theksuara janë obeziteti, diabeti dhe çrregullimet e shëndetit mendor, si depresioni dhe ankthi.

Studiuesit e quajnë këtë fenomen “devijim gjeneracional i shëndetit”, duke nënkuptuar një përkeqësim gradual të gjendjes shëndetësore nga një brez te tjetri.

Sipas tyre, kjo situatë nuk mund të shpjegohet vetëm me diagnostikim më të mirë apo kontrolle më të shpeshta mjekësore. Ata theksojnë se faktorë si ushqimi jo i shëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik dhe ndikimet sociale e mjedisore kanë luajtur rol të madh në këtë prirje negative.

Studiuesit paralajmërojnë se ky trend mund të ketë pasoja serioze për sistemet shëndetësore dhe politikat publike në të ardhmen, sidomos duke pasur parasysh plakjen e popullsisë në Evropë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJoga si terapi mbështetëse për të mbijetuarat nga kanceri
Artikulli i rradhës Sot temperatura deri në 26 gradë

Ju sugjerojmë

Tre persona nga Vushtrria zhduken gjatë rrugës nga Shkupi drejt Kosovës

19/07/2026 Lajme

Prej dy muajsh mungon Palbociclibi në Onkologji

19/07/2026 Lajme

Tre të plagosur me thika brenda 24 orëve në QKUK, alarmon kirurgu torakal Demaçi

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

19/07/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

18/07/2026 Lajme

Fundjavë me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

17/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.