Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ju nuk i kushtoni rëndësi, por kështu e dëmtoni fëmijën me telefona të mençur

Jetë 27/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim zbuloi se në çdo çast që fëmijët kalonin në pajisje të tilla,gjumi i foshnjës tuaj shkurtohet për 16 minuta.

Hulumtimi me mbi më shumë se 700 familje është i pari i këtij lloji që shqyrton lidhjen ndërmjet pajisjeve me prekje (touch) dhe gjumit të fëmijëve, transmeton Gazeta Shneta.

Ai zbuloi se disa të vegjël të moshave 12-18 muaj shpenzonin më shumë se pesë orë në ditë në pajisjet me prekje. Poashtu i njëjti rast ishte edhe tek foshnjat më pak se një vjeç që u gjetën të shpenzonin më shumë se dy orë e gjysmë në pajisje të tilla.

Koha mesatare përpara ekranit ishte shumë më e ulët, më pak se nëntë minuta për foshnjat e moshës 6 deri në 11 muaj, duke u rritur në 44 minuta për ata të moshës 26 deri 36 muajsh.

Studiuesit në Birkbeck, në Universitetin e Londrës dhe Kolegjin e Mbretit në Londër morën në pyetje 715 prindër rreth përdorimit të përditshëm të ekranit të fëmijës së tyre dhe mënyrë si e bënin gjumin.

Ata gjetën se foshnjat dhe fëmijët e vegjël që kalonin më shumë kohë duke përdorur një telefon të menqur flinin më pak gjatë natës dhe pavarësisht gjumit më shumë flinin gjatë ditës, në përgjithësi flinin më pak dhe ishin të përgjumur për një kohë më të gjatë.

Për çdo orë shtesë të përdorimit të telefonit të menqur gjatë ditës, fëmijët kishin fjetur për gati 16 minuta më pak në çdo periudhë 24-orëshe sipas studimit, i cili u botua në revistën ‘Raporte shkencore’.

Gjumi është i rëndësishëm për zhvillimin e trurit, sidomos gjatë viteve të para të jetës, kur “plasticiteti nervor” është më i madhi.

Studimi nuk mund të provojë një lidhje shkakësore midis përdorimit të pajisjeve dhe gjumit të shkurtuar, pasi mbështetej në të dhënat e prindërve.

Por studiuesit thanë se ishin katër mekanizma potencialë që mund të kishin efekt. Këto përfshijnë ndikimin e dritës blu të ekranit, e cila mund të ndikojë në trupin e fëmijëve, duke ndërprerë ritmet rrethanore dhe stimulimin e shkaktuar nga përmbajtja e lojërave ose programeve, duke ngritur eksitimin psikologjik dhe fiziologjik tek fëmijët.

Foshnjat dhe fëmijët e vegjël mund të shpenzojnë më pak kohë duke fjetur vetëm pse qëndronin deri vonë në pajisje, veçanërisht nëse ata kishin mbetur në dhomat e tyre të gjumit.

Së katërti, lloji i fëmijëve që kanë kaluar kohë më të gjatë në pajisje të tilla mund të kenë më shumë gjasa të vuajnë nga kushte të tjera të tilla si hiperaktiviteti.

Studiuesit këshilluan prindërit që të kishin kujdes në përdorimin e pajisjeve me prekje të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.

Por ata thanë se ishte shumë herët për të thënë përfundimisht nëse ata ishin duke shkaktuar dëm. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTë gjithë mendoni ndryshe, por kjo është mosha ideale për të filluar shkollën
Artikulli i rradhës Ja sa nëna kanë lindur fëmijë dje në Gjinekologji

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.