Ju vjen ta “hani” foshnjet tuaj? Ja çfarë shpjegimi jep shkenca për këtë sjellje
Bebet. Të këndshme, trashulaqe të ëmbla, buzëqeshje hyjnore, lëvizje të lezetshme… dhe shumë veprime tjera që na nxisin që t’i shtrydhim edhe më shumë bebet.
Shpesh na ndodh që të mos mundemi t’I kontrollojmë lëvizjet tona dhe madje të shtrëngojmë më shumë seç duhej foshnjen. Por a është një sjellje e tillë normale?
Sipas ekspertëve kjo sjellje është më se normale, shkruhet në faqen Mother.ly ku shpjegohet më tutje se është një reagim që haset shpesh tek njerëzit, kur kanë kontakt qoftë me foshnjen e tyre, të fqinjit, por edhe me persona e gjëra tjera…
Këto impulse janë pjesë e mekanizmit të lidhjes me beben përgjatë viteve që nënkuptojnë emocione pozitive dhe lidhje të shëndetshme me të vegjëlit, përcjellë GazetaShneta.
Kur ne ndjejmë se duam “ta hamë” atë foshnje nënkupton që të gjithë energjinë dhe tepricat emocionale që i kemi brenda botës sonë psikike, i nxjerrim përmes një reagimi të dashurisë; për dallim në raste të tjera kur këto akumulime emocionale në një moment tjetër mund t’I nxirnim me agresivitet.
Në anen tjetër, i ashtuquajturi “agresiviteti i lezetshëm” vie se pasojë e bollëkut të ndjenjave pozitive brenda nesh.
“Kur ne shohim diçka që na duket tej mase e lezetshme, kjo na shkakton një reagim pozitiv. Këto ndjenja na japin një shtysë të madhe përmes sjelljeve siç janë kërcitja e dhëmbëve, shtrëngimi I duarve si dhe “shprehejet agresive” siç jane “me vjen te te ha”. Zakonisht kur ne përjetojmë lumturi kaq intensive shpesh shprehet përmes impulsive agresive”, thotë Oriana Aragon, hulumtuese në një studim për këtë çështje.
Pra, kjo sjellje ju ndihmon të lironi stresin në mënyrë më të moderuar dhe jo shumë të dhunshme siç mund të ndodhte në një moment tjetër dhe e shkaktuar nga një arsye tjetër. /GazetaShneta/