Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ja pse thuhet se tezet janë zëvendësimi më i mirë kur nëna mungon

Jetë 10/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tezet luajnë rol unik në jetën e një fëmije, ndërkaq luajnë rol esencial në edukimin dhe rritjen e një fëmije.

Të qenit teze nuk nënkupton vetëm të jesh e afërme e fëmijës, por pastaj bëhet edhe mënyrë e jetesës. Është emër i veçantë. Madje, disa teze bëhen si nëna të dyta, shoqe, apo edhe mësuese. Ato u dhurojnë dashuri të jashtëzakonshme nipave e mbesave që i kanë.

Më poshtë i keni disa arsye se përse tezet luajnë rol shumë të veçantë dhe të rëndësishëm në jetët e nipave e mbesave.

Tezet mund të japin pikëpamje të ndryshme mbi jetën

Ato mund të shprehin mendime të cilat janë të ndryshme nga mendimet e prindërve. Ato mund t’u ndihmojnë nipave e mbesave për çdo gjë, duke filluar nga mësimi i shkronjave e numra e deri te këshillat për rrethanat e vështira, transmeton Telegrafi.

Nuk mungojnë asnjëherë në festa të ndryshme

Tezet gjithmonë janë prezente për festimin e ditëlindjeve apo për diplomimin e nipave e mbesave. Ato nuk mungojnë në asnjë ngjarje pavarësisht se çfarë duhet të bëjnë – qoftë nëse është fjala të marrin pushim nga puna apo të bëjnë pak udhë të gjatë. Mbi të gjitha, tezet shpeshherë u blejnë dhurata të mira nipave e mbesave.

Tezet japin dashuri!

Tezeve u pëlqen t’u dhurojnë dashuri e përqafime fëmijëve. Përqafimi me nipa e mbesave është emocion fantastik për to dhe vetëm sa e forcon lidhjen teze-nip/mbesë.

Tezet i dëgjojnë problemet të cilat fëmijët nuk mund t’i ndajnë me prindërit

Kur nipi apo mbesa ka nevojë për këshilla, tezja është gjithmonë e gatshme për të ndihmuar, e posaçërisht kur është fjala për probleme të cilat fëmijët nuk mund t’i ndajnë me prindërit e tyre.

Tezet sillen mirë edhe kur fëmijët e kanë gabim

Tezet në përgjithësi janë më zemërgjera dhe më të relaksuara dhe nuk i trajtojnë nipat e mbesat ashpër kur sillen keq. Ato rrallëherë bërtasin, por zakonisht dëgjojnë, flasin dhe u shpjegojnë atyre se çfarë kanë bërë gabim dhe si duhet ta rregullojnë atë.

Artikulli paraprakVarësia ndaj ekraneve patjetër të zgjidhet edhe te prindërit edhe te fëmijët!
Artikulli i rradhës Ju vjen ta “hani” foshnjen tuaj? Ja si e shpjegon shkenca këtë sjellje

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.