Gjatë ditës së sotme, kryetari i odës së mjekëve të Kosovës, Dr. Pleurat Sejdiu ishte në një vizitë në Prizren dhe Suhareke, ku gjatë kësaj vizite pune kishtë për qëllim shpërndarjen e kartelave të anëtarësisë për mjekët e Rajonit të Prizrenit.
Në këtë takim morën pjesë ish drejtori i Spitalit Rajonal, pastaj drejtori i QKMF-së në Prizren si dhe dy drejtorët nga QKMF Suharekë përkatësisht Dragash, shkruan Gazeta Shneta.
Poashtu pjesëmarrës ishin edhe shefat dhe anëtarët e reparteve të Kuvendit të Odës.
Me këtë rast kryetari Sejdiu informoi pjesëmarrësit në lidhje me zhvillimet e reja në Odën e Mjekëve, ku këta të fundit mirëpritën lajmet lidhur me bartjen e kompetencave, pastaj hapjen e uebfaqeve si dhe mundësinë e raportimit të dhunës ndaj mjekëve./Gazeta Shneta/