Në mbrëmjen e djeshme janë bërë bashkë shumë emra të njohur të televizionit që janë personazhe shumë të dashura për publikun.
Ky organizim ishte nga aktori i njohur Timo Flloko i cili ka prezantuar para të pranishmëve librin e tij të dytë me poezi ‘’Kërcim në bosh’’.
E, në mesin e të ftuarve ishin këngëtarja Xhensila Murtezaj e cila ishte në shoqërimin e bashkëshortit të saj, aktorit Bes Kallaku.
Këngëtarja me këtë rast ka kënduar një duet me kantautorin e madh shqiptar Pirro Çako.
Ajo dukej për mrekulli me barkun e rrumbullakosur, që e dëshmojnë më së miri fotografitë e publikuara në rrjetin social Instagram, ku me këtë rast ajo ka shkruar: E privilegjuar dhe e nderuar te isha pjesemarrese ne promovimin e librit me poezi te Timo Fllokos. Kisha nderin qe gjate mbremjes te kendoja nje nga poezite dhe tekstet me te bukura te shekullit, krah nje artisti si Pirro Cako. Libri me poezi “Kercim ne bosh” per te mos u humbur./Gazeta Shneta/